Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas kontrollit të ushtruar mbi automjetin e tij në Rrugën e Dibrës, ku është I është gjetur një thikë. Pas këtij kontrolli të ushtruar nga shërbimt policore të Komisariatit Nr. 4, e të koduar si ‘The Holder’, autoritetet kanë ndaluar 41-vjeçarin, ndaj banesës së të cilit më pas është ushtruar një kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë’, 1 armë sportive, municion luftarak dhe emblema policie.