Aleks Lulashi, pronari i banesës në Fushë Kuqe, ku u gjet një bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale, ka dhënë dëshminë e tij në polici, lidhur me këtë cështje. 40 vjecari pranoi se i poseidonte sendet që u gjentën në banesën e tij, në atin Gurez të Njesisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin. Lulashi u shpreh se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale. Shtëpia ku u gjetën sendet e kundra ligjshme, ishte e braktisur, ndërsa edhe bashkëshortja e 40 vjecarit, jetonte në një tjetër vend.