Biznesmeni italian Davide Pecorelli është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin me burg të dhënë nga autoritetet shqiptare. Ai u mor në dorëzim në aeroportin e Rinasit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe është dërguar në një nga institucionet e vuajtjes së dënimit penal.