Policia ka zhvilluar një operacion të koduar “Marrëveshja” duke goditur një rast të shpërndarjes së drogës në qytetin e Lushnjes. Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga një 42-vjeçar, I cili u kap me disa doza kanabis. I arrestuari është Gani Satka, një person me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.