Një shtetas Italian është arrestuar nga komisariati nr. 1 në Tiranë, pasi rezulton se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një diplomate në ambasadën e Bashkimit Europian në Tiranë. Personi i ndaluar dhe që aktualisht ndodhet në polici, quhet Matteo Xhoakin, me kombësi italiane por aktualisht kohët e fundit jetonte në Angli Xhoakin kishte udhëtuar nga Anglia në Shqipëri vetëm për të takuar dhe krijuar një lidhje intime me zyrtaren e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë.