Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar faturën e ngrënies. Restoranti ka publikuar në rrjetet sociale videot e kamerave të sigurisë. Në to shfaqen katër turistë italianë që shfrytëzojnë derën e pasme të tij për t’u larguar.