Italia është vendi me plakjen më të shpejtë në Evropë. Popullsia e vendit fqinj ka rënë nën 59 milionë dhe vendi po plaket me një ritëm shumë më të shpejtë se sa vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Një popullsi në tkurrje dhe në plakje është një shqetësim i madh për një ekonomi si Italia, pasi ndër të tjera lidhet me rënien e produktivitetit, më pak inovacion dhe fatura më të larta . Sipas Reuters, popullsia kombëtare është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2014, me një humbje prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që atëherë.