Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e konsideron marrëveshjen e nënshkruar në Romë me homologun shqiptar Edi Rama për ngritjen e qëndrave të pritjes së emigrantëve në Shëngjin, një marrëveshje inovative e cila është pritur me interes nga partnerët ndërkombëtar. Pas takimit dypalësh me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Zagreb kryeministrja italiane, u ndal tek dakordësia me kryeministrin Edi Rama për të pritur tre mijë emigrantë njëkohësisht në kampet që do të jenë totalisht të financuara dhe kontrolluara nga autoritetet italiane.