Riatdhesimet vijojnë të jenë temë debate në Itali, ku mes të cilave dhe qendra e pritjes në Shëngjin, e cila ende nuk ka nisur funksionin për të cilin u ngrit nga ana e autoriteteve fqinje. Ministri I Brendshëm Matteo Piantedosi, tha se numri I emigrantëve që kanë mbërritur në gadishullin apenin kanë shënuar rënie, kjo falë dhe politikave të ndjekura nga qeveria Meloni. Ndërsa sqaroi se kampi I emigrantëve në Gjadër mund të kthehet në një qendër për mbajtjen e emigrantëve.