Qeveria italiane po ndjek me vëmendje hetimet për vrasjen e Edoardo Sarchit në fshatin Salari në Tepelenë. Ambasada italiane në Tiranë dhe konsullata në Vlorë po raportojnë në kohë reale te ministria e Jashtme për çdo zhvillim nga hetimet. Sipas mediave fqinje, që nga raporti fillestar, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë, në kontakt të vazhdueshëm dhe me familjen e biznesmenit italian, duke ndjekur rastin me vëmendjen më të madhe për të përcaktuar detajet e plota të incidentit dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.