Parlamenti italian miratoi të mërkurën ligjin që shpall të paligjshme surrogacinë, edhe kur ajo realizohet jashtë vendit. Projektligji, që qeveria e Giorgia Melonit është përpjekur ta shtyjë përpara që prej marrjes së mandatit në vitin 2022, sipas arsyetimit të propozuesve synon që promovojë dhe mbrojë vlerat tradicionale të familjes.