Liderja italiane e të djathtës ekstreme, Giorgia Meloni, dhe aleatët e koalicionit, takohen të premten me presidentin e vendit, Sergio Mattarella, për formimin e Qeverisë. Nëse palët bien dakord, koalicioni i Melonit mund të betohet këtë fundjavë, një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, pritet t’iu bashkohet diskutimeve, pavarësisht lëkundjes së unitetet të koalicionit me komentet që ai ka bërë pro-presidentit rus, Vladimir Putin.