Italia nuk ka pranuar që të vërë bazat e saj ushtarake në dispozicion të Amerikës. Së fundmi, autoritetet italiana kanë refuzuar t’u japin leje avionëve ushtarakë amerikanë për të zbarkuar në bazën e tyre ajrore në Sicili, përpara se të niseshin drejt Lindjes së Mesme. Sipas mediave vendase, disa bombardues amerikanë pritej të ndaleshin në këtë bazë strategjike, por kërkesa nuk është miratuar pasi nuk ishte ndjekur procedura e nevojshme dhe autoritetet ushtarake italiane nuk ishin konsultuar mbi këtë çështje, siç parashikohet nga marrëveshjet për përdorimin e bazave amerikane në territorin italian.