Kalabria dhe sicilia në itali vazhdojnë të digjen dhe më shumë se 500 kanë qenë ndërhyrjet e zjarrfikësve dhe skuadrave të emergjencave në 24 orët e shkuara. Pritet tani edhe mbërritja e tre avionëve zjarrfikës francezë në mbështetje të operacioneve kundër flakëve. E ndërkohë, shumë shtëpi janë shkatërruar ndërsa mijëra hektarë tokë janë shkrumbuar në dy rajonet e rrethuara nga flakët.