Finalizohet operacioni policor i koduar “Purpose”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. l shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari. Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: B. R. alias B. M., 27 vjeç. Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.