Ish- kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka hedhur në qarkullim librin e tij të ri, ‘Itaka’, botim i cili synon të rikthejë debatin mbi periudhën më të nxehtë të politikës greke, vitet 2015–2019. Tsipras rrëfen negociatat dramatike me kreditorët, dilemat mbi euron, tensionet brenda SYRIZA-s, tragjedinë e Matit dhe momentet që, sipas tij, përcaktuan fatin e vendit.