ISIS ka nisur të zgjedhë liderin e ri të tij nga një rreth i ngushtë xhihadistësh irakianë pas vdekjes së Abu Ibrahim al Hashimi al Qurayshi, gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane, javën e shkuar. Zyrtarët e sigurisë dhe analistë të pavarur besojnë se ka katër pretendentë kryesorë për të udhëhequr grupin terrorist, përfshirë ekstremistin që u shpall i vdekur nga shtëpia e bardhë, vitin e kaluar. Vdekja e Ëurayshit, 45 vjec, ishte një goditje tjetër për ISIS, dy vite pasi grupi i dhunshëm i myslimanëve sunit humbi liderin e hershëm Abu Bakr al Baghdati në një sulm të ngjashëm në 2019-ën.