Kristjan Asllani ishte titullar në fushën e lojës në ndeshjen mes Interit dhe Lecces e fituar nga zikaltrit 4-0. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare dha asist te Lautaro Martinez në golin e parë të interit dhe loja e tij ka marrë vlerësimet maksimale nga media italiane e më konkretisht nga e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ sipas së cilës, Asllani së bashku me Frattesin morën frenat e mesfushës.