Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi u kap me armë zjarri e kanabis në makinë. Në pranga ka rënë Armando Marashi, i shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa sipas Policisë, dyshohet se i riu mund të ishte nisur për të kryer vrasje ose grabitje.