Instituti i Shëndetit Publik, ka reaguar pas deklaratave te PD-se, per mungese tamponesh , duke hedhur poshte keto pretendime. ISHP ka sqaruar se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19. Sipas këtij institucioni, në këtë situatë nuk duhet të bëhet politikë me koronavirusin.