Top News-Ish vila e Enverit ‘i ha kokën’ Prodës.Molotovët e opozitës, shkarkohet drejtori i policisë
01/03/2026 18:14

Mungesa e masave të policisë pranë vilës së ish diktatorit Enver Hoxha, ku molotovi dhe fishekzjarri i protestuesve të opozitës rrezikoi jetën e një grupi artistësh të huaj, i ka kushtuar postin drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Proda është shkarkuar këtë të dielë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm, teksa vendimi pritet të finalizohet gjatë javës nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Drejtimi i Policisë së Shtetit, sipas ligjit në fuqi, i kalon automatikisht si i komanduar nëndrejtorit Sokol Bizhga, që deri më tani ka udhëhequr në terren forcat e policisë në përplasjet me protestuesit e opozitës. Ndërkohë, në analizë është edhe puna e drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por për të nuk ka ende një vendim shkarkimi, sipas burimeve të Top Neës, të paktën deri më tani. Nuk përjashtohet mundësia që Alushi, i emëruar në këtë post disa javë më parë, të shkarkohet përgjatë ditëve të javës. Policia e Shtetit u kritikua për mungesën e përgatitjes në ndalimin e protestuesve gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së shtunës, kur u sulmua me molotov dhe fishekzjarre ish vila e Enver Hoxhës, aktualisht muze për artistë shqiptarë dhe të huaj.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04