Wesley Clark, ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, NATO, do të jetë një prej dëshmitarëve të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë për krime lufte. Po ashtu mësohet se Clark pritet të jetë edhe dëshmitari I fundit I mbrojtjes së Thaçit. Sipas një shkrese drejtuar Zyrës së Prokurorisë Speciale, Mbrojtja bën me dije se Clark nuk mund të udhëtojë drejt Hagës para datës 17 nëntor, e për këtë arsye pritet që ish-Komandanti I NATO-s, pritet të dëshmojë në 18 apo 19 nëntor 2025.