Politologu boshnjak, Jasmin Mujanoviç, thotë në një intervistë për Kosovapress se ish-presidenti slloven, Borut Pahor, është kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Miroslav Lajçak, në postin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Pahor do të ishte i preferueshëm nga të dy palët dhe në bazë të përvojës së tij do të jepte një kontribut të vyer në dialog.