Pëllumb Hoxha dhe Flamur Bejko I janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia, teksa janë të arrestuar që prej tetorit 2022. Ata kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar që të lirohen edhe ata, njësoj me 6 të arrestuar të tjerë në kuadër të mega-operacionit “Porositësi” që janë të liruar tashmë nga Gjykata e Durrësit.