Kërkesa e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë. Vendimi është marrë më 6 tetor, në të njëjtën ditë me atë të shpallur nga Gjykata e Posaçme e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e lënë në arrest shtëpiak. Po ashtu, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë të 3 zyrtarëve të tjerë të arrestuar për çështjen e inceneratorit.