Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06/2025 16:06

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës dhe të ndihmojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Interpolin. Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Drashkoviç u shpreh se ka qenë zëri i vetëm në Serbi që ka mbrojtur publikisht këtë qëndrim, duke sfiduar narrativat zyrtare dhe retorikën nacionaliste. “Kam kërkuar që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, dhe që Serbia të anëtarësohet në NATO,” deklaroi ai, duke theksuar se pa përballje të ndershme me të kaluarën dhe pa njohjen e së vërtetës për Kosovën, Serbia nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve perëndimore. Drashkoviç tha se në fillim të viteve 2010 kishte besuar se presidenti aktual, Aleksandar Vuçic, do ta udhëhiqte Serbinë drejt evropianizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ai kujtoi artikullin e Vuçiçit të botuar në Danas, ku ky i fundit kishte pranuar se “politika e viteve ’90 ishte e gabuar dhe e verbër.” Sipas tij, atëherë kishte besuar në një kthesë të sinqertë. Ish-ministri tha se ka paralajmëruar prej kohësh se rruga që ka zgjedhur Serbia është e rrezikshme dhe e bazuar në mashtrime. “E kam paralajmëruar Vuçiçin të mos mashtrojë popullin me rrugë, spitale e shkolla, sepse nuk jetojmë vetëm me bukë, por edhe me frymë,” tha ai, duke shtuar se Serbia po përjeton një rënie të thellë morale dhe kulturore.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58