Top News – Ish-kryeprokurori që fshehu pasurinë/ SPAK-dy vjet burg dhe 5 vjet pa funksion publik
07/05/2021 14:58

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rrezikon 2 vjet heqje lirie dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të ish prokurorit për disa akuza, por më kryesorja fshehja e pasurisë. Ish prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla akuzohet për veprat penale refuzim për deklarim, mos deklarim ose fshehje të deklarimit të pasurisë, në tre raste. Ndërkohë më herët ish prokurori është hetuar edhe pastrim parash, pretendime të cilat janë rrëzuar dhe aktualisht Adriatik Llalla gjykohet vetëm për fshehje të pasurisë. Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer këtë vepër penale tre herë. Prokurori i çështjes, Klodian Braho i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor të Llallës për veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Nëse gjendet fajtor Llalla do të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, duke mbetur si dënim përfundimtar në masën 1 vit e 4 muaj burgim. Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, paragrafi i dytë parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg. Gjithashtu ndaj Llallës u kërkua si dënim plotësues përjashtimi nga Shërbimi Publik për 5 vite. Më herët për shkak të dorëheqjes, ndaj Llallës është sanksionuar prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndalimi 15 vjet për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Top Channel/ “Big Brother VIP 5”, spektakli filloi / 14 personazhe dhe shumë surpriza
21/12 15:13
Top Channel/ Rritet krimi nga të miturit / Vetëm në Tiranë janë proceduar 870 të mitur
21/12 15:06
Top Channel/ Kthehen emigrantët/Rritet numri i udhëtarëve në portin e Vlorës, në Kakavije dhe Morinë
21/12 15:06
Top News-Vrasja e 20 vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet pas 10 muajsh ngjarja, 2 persona në pranga
21/12 14:41
Top Channel/ “Burgjet e tejmbushura me të padënuar se të dënuar/ Raportin KE: Kemi rekord negativ…
21/12 14:40
Top News- ‘Akt puçist dhe antikushtetues’/ Berisha-Rama po bllokon pushtetin e parlamentit
21/12 14:35
Top News- Rama bllokoi kërkesën e SPAK/ Bardhi-Balluku nuk i hëngri dardhat vetëm!
21/12 14:20
Top News- Rama nuk e lëshon Ballukun/ ‘Nuk ka këshill mandatesh përpara vendimit të Kushtetueses’
21/12 14:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Ismet Bellova/ Shuhet në moshën 91-vjeçare gazetari i shquar sportiv
21/12 12:42
Top Channel/ Vlorë, dyndje pasagjerësh në port/ Rritet numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kthehen
21/12 12:40
Top Channel/ Rreziku nga bombolat e gazit/Rastet në Elbasan, zjarrfikësit bëjnë apel që t’i shmangin
21/12 12:20
Top Channel/ Rrezikojnë jetën për të mësuar/ Gjirokastër, fëmijët kalojnë përmes aksit nacional
21/12 12:19
Top Channel/ Të miturit, larg rrjeteve sociale/ Psikologët: Të ndiqet shembulli Australisë, kufizim
21/12 12:15
Top Channel/ Fluks në portin e Durrësit/ Emigrantët kthehen në atdhe, autoritetet shtojnë stafin
21/12 12:11
Top Channel/ Nënë e bir vdesin në një ditë/ Tragjedia e rëndë në Lezhë. E moshuara i dha fund…
21/12 12:07
Top Channel/Arrestohet gruaja me pistoletë/ 35-vjeçarja në Mirditë udhëtonte e armatosur
21/12 12:07
Top Channel/ Shkodër, zbardhet vrasja/ I morën jetën një 20-vjeçari, policia arreston dy persona
21/12 12:04
Top Channel/Rama: Presim Kushtetuesen/Kërkesa e Spak për arrestimin e Ballukut: Do shqyrtohet pas…
21/12 12:01
Top Channel/ Rama për çështjen Balluku: Drejtësia shqiptare, rekord negativ në…
21/12 11:15
Top Channel/ Nëse do bëhej një film për jetën tuaj si do titullohej? Rama: Më sillni kokën e…
21/12 11:09
DIGITALB DIGITALB