Ish kryeprokurori Adriatik Llalla, I dënuar me 2 vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar këtë të premte i ka kërkuar Interpolit shpalljen e Llallës në kërkim ndërkombëtar. Gazetarja Anila Hoxha, bëri me dije se pas pak orësh në faqen e Interpol do të shfaqet lajmërimi për Llallën, identiteti dhe të dhënat e tij personale.