Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror në qarkun e Beratit është marrë nën akuzë nga prokuroria për nxjerrje të sekretit shtetëror, armëmbajtje dhe organizim të lojërave të fatit. Akuza ndaj shtetasit Aleksandër Shulla u ngritën pas një aksioni të ndërmarrë në vitin 2023 kundër lojërave të paligjshme në një lokal në lagjen ‘30 vjetori të qytetit. Lokali administrohej nga shtetasi Pandeli Shulla, djali i ish kreut të SHISH.