Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder zuri faqet e para të mediave, pasi refuzoi të paguante një faturë prej pak më shumë se 6 mijë eurosh në një restorant në Hamburg. Schroder ftoi një grup miqsh për drekë në një nga restorantet më të njohura në Hambugr, me dy yje Michelin, dhe u vetofrua për të paguar faturën, por me kushtin që nuk do të merrte përsipër asgjë që do të porositej ekstra, jashtë menusë.