Teksa Republika Srbska në Bosnjë Hercegovinë, e drejtuar nga Millorad Dodik, I cili është nën sanksionet amerikane kërkon të ndahet nga pjesa tjetër, ish-gjenerali I ushtrisë së kësaj zone, I dënuar me 35 vite heqje lirie nga gjykata e Hagës, ka pranuar genocidin në Srebrenicë. Në një letër drejtuar gjykatës, ku kërkon lirim të parakohshëm, ai shprehet se nëse do të kishte në dorë për të votuar rezolutën e OKB për Srebrenicën, do të votonte pro. Teksa shfaq pendesë, ai shprehet se ka kryer krim të pafalshëm.