Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për ish drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas. Avokatët e dy të arrestuarve kundërshtuan masat, duke pretenduar se klientët e tyre nuk kanë përgjegjësi ligjore në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit. Ndërkaq të shtunën gjykata e Durrësit la në qeli 3 nga 8 të arrestuarit e tjerë për arratisjen e Altin Ndocit, ndërsa dy të tjerë u lanë arrest shtëpie dhe tre detyrim paraqitjeje.