Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dheka dërguar për gjykim dy ish drejtorët e AMP-së Gëzim Sala dhe Artiol Saliasi, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’. Organi I akuzës sqaron se në përfundim të hetimit, rezultoi se Muçi Shalijani (Sheqeri) I cili humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri në rrethrrotullimin e Rinasit, pranë Aeroportit Nënë Tereza së bashku me Gilmando Danin, ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme si punonjës i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMP). Prokuroria thotë se nga hetimet u vërtetua se Muçi Shalijani, u punësua në AMP në shkelje të Ligjit 2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe të Rregullores “Për Organizimin dhe Funksionimin e AMP”. Veprimet përgatitore të dokumenteve u kryen nga Gëzim Sala, në cilësinë e Drejtorit të Personelit dhe ato vendimmarrëse nga Drejtori i Përgjithshëm (i Komanduar) i kohës Artiol Saliasi.