Luçiano Boçi, ish-deputet i Partisë Demokratike, akuzon qeverinë se nuk i ka ndërtuar shkollat e premtuara për vitin e ri shkollor 2020-2021. Në një deklaratë për mediat nga Shijaku, Boçi thotë se Rama premtoi 143 objekte mësimore gati për në shtator, por sot fëmijët do të bëjnë mësim në kushte skandaloze me 4 turne.