Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili rezulton i implikuar në dosjen e aferave korruptive me inceneratorin e Fierit. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, duke u zhveshur kështu nga imuniteti që i garantonte kushtetuta, ish deputeti Alqi Ballko mbërriti në drejtorinë e policisë së Tiranës, në orët e para të mëngjesit të 1 prillit, ku u ekzekutua edhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’.