Vendimi i Gjykatës Speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të lënë të lirë nga qelia, por me masën e sigurisë Arrest shtëpiak Alqi Bllakon ka prodhuar edhe një konflikt institucional mes gjykatës dhe SPAK. Ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është liruar nga burgu, pasi gjykata speciale pranoi kërkesën e tij për zëvëndësimin e masës së sigurisë me arrest në shtëpi. Ishte gjyqtarja Irena Gjoka ajo e cila shqyrtoi kërkesën e ish deputetit dhe vlerësoi të arsyeshme kërkesën e bërë nga Bllako, ndërsa ky i fundit do të qendrojë në arrest shtëpiak, deri në një vendim të dytë.