E njëjta gjyqtare që shqyrtoi dosjen e ish kryeministrit Sali Berisha, do të shqyrtojë edhe dosjen e ish presidentit Ilir Meta. Shorti elektronik që u hodh mëngjesin e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion, caktoi Irena Gjokën si gjyqtare që do shqyrtojë dosjen voluminoze të ish ciftit Meta-Kryemadhi që janë marrë të pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.