Operacioni i policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë ka shkaktuar tensione. Iranianët kanë kundërshtuar kontrollet, ndërsa dy përfaqësues të tyre janë përplasur me policinë në hyrje të kampit. Dyshohet se në brendësi të kampit ka pasur përleshje fizike, që kanë lënë të plagosur disa persona. Policia ka kërkuar ndihmën e ambulancave për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.