Pasurimi i uraniumit në Iran po vazhdon bazuar në kornizën e krijuar nga Parlamenti i vendit, tha shefi i agjencisë bërthamore, Mohammad Eslami të dielën. Ai iu përgjigj kështu pyetjes së gazetarëve nëse Teherani po ngadalëson pasurimin e uraniumit prej 60 për qind pastërti. “Pasurimi ynë bërthamor po vazhdon bazuar në kornizën strategjike ligjore”, tha Eslami, duke iu referuar legjislacionit përkatës.