Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë një fjalimi të transmetuar në televizioni shtetëror të shtunën u kërkoi ndjesë vendeve të Gjirit për sulmet me raketa dhe dronë “Këshilli i Përkohshëm Drejtues vendosi të premten që Irani nuk do të sulmojë më vendet fqinje me raketa dhe dronë, nëse këto vende nuk janë origjinë e sulmeve ndaj nesh. Personalisht u kërkoj ndjesë këtyre vendeve për sulmet e deritanishme”, tha Pezeshkian.