Rojat revolucionare të Iranit nisën stërvitjet detare të mërkurën afër ishujve strategjikë të gjirit të kontrolluar nga Irani por mbi të cilët kanë pretendime emiratet e bashkuara arabe. Manovrat, që po mbahen në afërsi të ishullit Abu Musa, vijnë dy ditë pasi SHBA rriti praninë detare të saj në gji. Nuk është bërë ndërkohë ende e qartë se sa do të zgjasin stërvitjet.