Top News/ Irani tallet me Izraelin / Sulmet e së shtunës shkaktuan ‘dëme të kufizuara’
27/10/2024 12:58

Irani minimizoi sulmin ajror të Izraelit, natën e të shtunës, kundër objektivave ushtarake iraniane, duke thënë se ai shkaktoi vetëm dëme të kufizuara, pasi presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për ndalimin e përshkallëzimit që ka ngritur frikën për një luftë të plotë në Lindjen e Mesme. Dhjetra avionë izraelitë kryen tre valë sulmesh para agimit kundër fabrikave të raketave dhe vendeve të tjera pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor, tha ushtria izraelite.Dhe kjo ishte hakmarrje për sulmin e 1 tetorit të Iranit ndaj Izraelit me rreth 200 raketa balistike ndërkohë që Izraeli paralajmëroi armikun e tij të armatosur rëndë që të mos kundërpërgjigjet pas sulmit të fundit. Irani dënoi sulmin izraelit dhe ministria e tij e jashtme tha se vendi kishte "të drejtë dhe ishte i detyruar" të mbrohej. Por ajo shtoi se "njeh përgjegjësitë e saj ndaj paqes dhe sigurisë rajonale", një deklaratë kjo më pajtuese se ato të mëparshme. Lideri suprem i vendit, Ajatollahu Alio Khamenei, tha ndërkohë se zyrtarët iranianë duhet të përcaktojnë tani mënyrën më të mirë për të demonstruar fuqinë e Iranit ndaj Izraelit. “E keqja e kryer nga regjimi sionist dy net më parë nuk duhet të nënvlerësohet dhe as të ekzagjerohet”, ka thënë Khamenei. Ushtria e Iranit tha se avionët luftarakë izraelitë përdorën "koka luftarake shumë të lehta" për të qëlluar sistemet e radarëve kufitarë në provincat e Ilamit, Khuzestanit dhe rreth Teheranit. "Avionët e armikut u penguan të hynin në hapësirën ajrore të vendit ... dhe sulmi shkaktoi dëme të kufizuara," tha në një deklaratë shtabi i përbashkët ushtarak i Iranit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se Izraeli kishte zgjedhur objektivat në Iran bazuar në interesat e tij kombëtare, jo sipas asaj që ishte diktuar nga Shtetet e Bashkuara. Biden tha se sulmet dukej se kishin goditur vetëm objektiva ushtarakë dhe shtoi se ai shpresonte se ato do të shënonin "fundin". Dy zyrtarë rajonalë të informuar nga Irani i thanë Reuters se disa takime të nivelit të lartë u mbajtën në Teheran për të përcaktuar shtrirjen e përgjigjes së Iranit. Një zyrtar tha se dëmi ishte "shumë minimal", por shtoi se disa baza të Gardës Revolucionare në dhe rreth Teheranit u goditën gjithashtu.

Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25