Irani ka shkatërruar një sistem radari në ditët e para të luftës, jetik për drejtimin e mbrojtjes raketore amerikane në Gjirin Persik, raportoi Bloomberg duke cituar një zyrtar amerikan. Analistët deklarojnë thanë se goditja krijon një boshllëk të konsiderueshëm në mbulimin e mbrojtjes ajrore në lartësi të madhe. "Nëse është i suksesshëm, një sulm iranian ndaj një radari THAAD do të shënonte një nga sulmet më të suksesshme të Iranit deri më tani," tha Ryan Brobst, zëvendësdrejtor i Qendrës për Fuqi Ushtarake dhe Politike.