Pas dronëve dhe armatimeve të të tjera, Irani raportohet tw ketw dwrguar edhe trupa në frontin e luftës në Ukrainë. Sipas mediave britanike trupat iraniane nga Garda Revolucionare kanë hyrë fshehurazi në frontin e luftës në Ukrainë për të ndihmuar ushtarët rusë të manovrojnë dronët me të cilët ushtria e Putin është furnizuar kohët e fundit nga Republika Islamike e Iranit. Sipas Mirror, të paktën 50 anëtarë të Rojeve Revolucionare janë dislokuar në jug dhe lindje të Ukrainës, së bashku me qindra dronë Shahed-136.