Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian e quajti sulmin e të premtes si një lojë fëmijësh. Ai ngriti pyetje nëse ishte I përfshirë apo jo Izraeli pasi armët e përdorura sipas tij për Iranin ishin “si lodrat me të cilat luajnë fëmijët”. Në një intervistë të dhënë për NBC Neës, ai tha se nëse Izraeli do të ndërmerrte "veprim vendimtar" kundër Iranit, përgjigja do të ishte "e menjëhershme" dhe "në maksimum".