Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar alarmin se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjëstrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose element të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri. Pëmres një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale ambasada këshillon qytetarët e saj amerikanë që të bëjnë kujdes dhe të evitojnë zonat e populluara. “Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.”, thuhet në deklaratë e ambasadës amerikane në Tiranë. Irani është një vend armik për Shqipërinë pasi qëndron pas sulmeve kibernetike të vitit 2022. Po ashtu gjatë kësaj periudhe hakerat iranianë sulmuan faqet e Kuvendit, atë të Postës ndërs apretenduan dhe për sulm ndaj institucioneve të drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por këto të fundit mohuan që të ketë pasur ndërhyrje në sistem.