Irani reagoi zyrtarisht pas vendimit të Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike, duke e cilësuar atë si të pamatur dhe të shtyrë nga të tjerët. Ministria e Jashtme e Iranit mohoi akuzat se Teherani fshihet pas sulmit kibernetik të 15 korrikut ndaj faqeve të Qeverisë së Shqipërisë, të cilat qëndruan jofunksionale për javë të tëra. “Ky është vendim i pamatur dhe i nxituar, që është bazuar në insinuata të pabazuara”, shprehet Ministria e Jashtme iraniane.