Top News/ Irani: Hakmarrja kërkon kohë / ’Izraeli të dridhet, përgjigjia jonë do të vijë’
21/08/2024 15:10

Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran të Isamail Haniyeh, shefit politik të Hamasit. Irani është zotuar se do të sulmojë Izraelin, të cilin e ka fajësuar për vrasjen e Haniyeh, një paralajmërim që sipas ekspertëve rrezikon ta fusë të gjithë rajonin në luftë. Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka vrarë shefin politik të Hamasit. Por, është zotuar se do të vrarë liderët e Hamasit për shkak të sulmit që ky grup radikal palestinez kreu ndaj territorit izraelit më 7 tetor. Irani thotë se nuk do përshkallëzim rajonal, por Izraeli “duhet të ndëshkohet” Lider suprem i Iranit, Ajatollah Ali KHamenei tha pas vrasjes se Irani “e ka për obligim” që të hakmerret për “të ftuarin” e tij. “Koha është në favorin tonë dhe periudha e pritjes për këtë përgjigje mund të jetë e gjatë”, tha Ali Mohammad Naini, zëdhënës i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke shtuar se çdo përgjigje “mund të mos jetë përsëritje e operacioneve të kaluara”. Haniyeh, 62 vjeç, u vra në Teheran ku më 30 korrik kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian. Teherani është përballur me thirrje nga shtetet perëndimore që të përmbahet. Por, Republika Islamike ka thënë se ka të drejtë që të përgjigjet për vrasjen e Haniyehut në territorin iranian.

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46