Top News – Irani do të mbijetojë…edhe nëse bisedimet bërthamore me SHBA-në dështojnë
26/05/2025 14:32

Irani do të jetë në gjendje të mbijetojë nëse negociatat me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor dështojnë të sigurojnë një marrëveshje, tha të hënën Presidenti Masoud Pezeshkian, pasi Presidenti Donald Trump i përshkroi bisedimet e fundjavës me Teheranin si "shumë të mira". Negociatat synojnë të zgjidhin një mosmarrëveshje të hershme mbi ambiciet bërthamore të Iranit, dhe Trump e ka kërcënuar Iranin me sanksione ekonomike dhe madje edhe me bombardime nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore. "Nuk është se do të vdesim nga uria nëse ata refuzojnë të negociojnë me ne ose të vendosin sanksione", u citua të ketë thënë Pezeshkian nga media shtetërore në lidhje me bisedimet me Uashingtonin. "Do të gjejmë një mënyrë për të mbijetuar." Rreziqet janë të larta për të dyja palët në bisedime. Trump dëshiron të kufizojë potencialin e Teheranit për të prodhuar një armë bërthamore që mund të shkaktojë një garë rajonale të armatimeve bërthamore dhe ndoshta të kërcënojë Izraelin. Irani, nga ana e tij, pohon se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime civile dhe dëshiron të heqë qafe sanksionet shkatërruese mbi ekonominë e tij të bazuar te nafta. Delegacionet iraniane dhe amerikane përfunduan një raund të pestë bisedimesh në Romë javën e kaluar dhe, ndërsa u shfaqën shenja të një progresi të kufizuar, ka shumë pika përplesjeje që është e vështirë të tejkalohen, veçanërisht çështja e pasurimit të uraniumit nga Irani. I pyetur në lidhje me raportet se Irani mund të ngrijë pasurimin për tre vjet për të arritur një marrëveshje, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmail Baghaei tha në një konferencë për shtyp: "Irani nuk do ta pranojë kurrë këtë". Ai përjashtoi gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje të përkohshme bërthamore me SHBA-në, duke hedhur poshtë raportet e medias se një marrëveshje e përkohshme po konsiderohej si një hap i përkohshëm drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55