Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të çështjeve kryesore të javës në podkastin “Flasim”, ku u ndal tek lufta mes SHBA e Iranit si dhe çështjes nëse Teherani do të sulmojë apo jo Shqipërinë. Rama tha se situata mbetet e nderlikuar por e cilësoi ofensivën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraeliut si të drejtë për të ndaluar, sipas tij, njëherë e mirë mundësinë që regjimi obskurantist i Republikës khomeiniste të Iranit të prodhojë bombën atomike. Ai tha se fokus i qeverisë mbeten shqiptarët që jetojnë në zonën e konfliktit.